Foto/ Keni ndërmend të blini shtëpi? Hidhini një sy vilës 3.5 milionë dollarëshe të Kim Kardashian dhe Kanye West

13/11/2019 17:24

Dëshironi të keni një shtëpi si Kim Kardashian dhe Kanye West? Epo mund ta keni sepse ata e kanë nxjerrë në shitje shtëpinë 3.5 milionë dollarëshe në Calabasas.

Çifti ka vendosur ta nxjerri në shitje shtëpinë e tyre në qendër të Calabasas vetëm pas dy viteve që kanë jetuar.

Ndoshta kjo për shkak se ata e përdornin atë si një hapësirë zyre për biznesin e tyre, i cili vazhdon të zgjerohet akoma më shumë me linjat e bukurisë, por edhe me veshjet.

Meqenëse shtëpia e tyre funksiononte kryesisht si zyrë, ajo duket tepër luksoze. Në të ndodhen 3 dhoma gjumi dhe 4 tualete.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel