Rama kishte nisur kontaktet me Berishën për ndryshimet kushtetuese të materializuara në Prillin e vitit 2008. Këto ndryshime, nga Meta u lexuan si përpjekje për eliminimin e LSI nga skena politike, me një sistem zgjedhor që penalizonte partitë e vogla.

“Kushtetuta e Shqipërisë nuk mundet të ndryshojë, as në mënyrë klandestine, as në mënyrë korruptive dhe as në mënyrë arbitrare për të krijuar jo një, por dy Berisha në Shqipëri”, pat deklaruar Ilir Meta.
“Ne do vijojmë të luajmë një rol përcaktues për të gjitha ato reforma që i duhen vendit”, pat deklaruar Rama.

“Zoti Meta e mori si një mesazh, ndryshimin e kodit si luftë kundër tij”, tha për Top Story Petro Koçi
“Në vitin 2008 u pa qartë që Rama kishte për qëllim të forconte rolin e PS, të dobësonte rolin e partive tjera të koalicionit”, tha për Top Story Pëllumb Xhufi.

“Në 2009 në Partinë Socialiste ishim bindur që fitojmë zgjedhjet, madje bëmë sistemin zgjedhor që u desh. Sigurisht Berisha e kapi këtë lojë në anën tjetër dhe e përdori vetë”, thotë Ylli Manjani, ish Ministër i Drejtësisë.

Top Channel