Të gjithë e kujtojnë për dy gafat në finalen e Champions League në vitin 2018 në sfidën midis Real Madrid-Liverpool. Bëhet fjalë për Loris Karius i cili nuk gjeti shpëtim nga kjo sëmundje edhe në Turqi me Besiktas, për këtë arsye klubi turk ka vendosur për të mos ushtruar të drejtën për ta blerë nga Liverpool.

Megjithatë, nuk duhet thënë e njëjta gjë për jetën sentimentale të gjermanit, i cili ndihet si në qiellin e shtatë në krahët e të fejuarës së tij, modeles Sophia Thomalla.Bukuroshja, gjermane e cila është gjithashtu edhe spikere dhe aktore filmash, thotë se i pëlqejnë tipat “macho” si Karius.

“Loris, ndonjëherë ma mbyll derën në fytyrë dhe pas dy orësh thotë: Ku është Sophia? Këta lloj meshkujsh më pëlqejnë, kështu jam unë”.

Për Sophian, gafat e Loris janë pjesë e lojës, mjafton që për atë në shtrat të jetë burri që ka ëndërruar gjithmonë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel