Gjykata dënoi me 32 vjet burg Marjana Çmetën për helmimin e vjehrrës së saj

Marjana Çmeta helmoi dy vjet më parë vjehrrën e saj Lirie Lami.

Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Cmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami.

Ishte nuse për djalë të vetëm Marjana Cmeta dhe me këtë argument e fejuan që 18 vjeçe me mblesëri. Pas një viti Marjana edhe studente për mësuesi, u kthye tek prindërit, atëherë kur në ditën e pestë në shtëpinë e të shoqit vajtohej vjehrra.

Në fakt, ky kthim ishte ndarja përfundimtare, pas dyshimeve të familjarëve të Liries se ajo nuk ishte vetëvrarë.

Vijon…

Top Channel