Fidan Aliti: “Jemi të bashkuar, ky popull e ky shtet e meriton kualifikimin”

12/11/2019 21:39

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, i cili ka luajtur për dy sezone te Skënderbeu, para se të transferohej tek Kallmari në Suedi, në konferencën e radhës për shtyp të Kosovës foli për ndeshjen e radhës kualifikuese me Çekinë, duke përcjellë optimizëm për kualifikimin e “Dardanëve” në Euro 2020.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është si një finale. Besoj shumë tek ekipi dhe nëse luajmë futboll si gjithmonë do t’ia dalim. Ne e dimë se çfarë cilësie ka Çekia, sepse luajtëm edhe në fushën tonë kundër tyre. Nuk diskutohet që Anglia ka lojtarë me shumë kualitet dhe eksperiencë, por nëse luajmë në grup kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv në Çeki”, tha Aliti.

Besimi tek kualifikimi: Çdo lojtar thotë që e meriton kualifikimin, unë për Kosovën dhe kundërshtarët për kombëtaret e tyre. Por ky popull dhe ky shtet e meriton më shumë se çdo kush tjetër kualifikimin”.

Pikat e forta të Kosovës: Kemi pikë të forta në disa reparte, por ne punojmë në grup. Kemi shumë futbollistë që mund të shënojnë, por edhe mbrojnë mirë gjithashtu. Të qenit bashkë na ka sjellë këtu ku jemi. Kemi nga 2-3 lojtarë që mund të luajnë në çdo rol në fushën e lojës”.

Top Channel