Çifti incestual vrau dy nga gjashtë fëmijët e vet, dështoi me 4 të tjerët

12/11/2019 21:37

Një ngjarje e frikshme ka tronditur Britaninë e Madhe. Dy bashkëshortë me gjashtë fëmijë vranë dy prej tyre, 13 dhe 12 vjeç, duke i mbytur me qese në kokë.

Katër të tjerët, më të vegjël, i droguan dhe i futën në vaska me ujë për t’i mbytur, por pa arritur t’ua merrnin jetën.

Policia zbuloi se dy bashkëshortët ishin në fakt motër e vëlla nga njëri prind.   Motivi i krimit është po aq i çmendur sa vrasjet.

Bashkëshorti ishte akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht një fëmijë tjetër. Nga kjo, ata druanin se mos shteti do t’ua merrte të gjashtë fëmijët, dhe për dy prindërit incestualë ishte më mirë t’i shihnin të vdekur, se në jetimore. Të paktën kjo ishte deklarata që dhanë në gjyq.

Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe nuk do t’u jepet e drejta për të kërkuar rishikim pa kalura 35 vite. Fëmijët e mbetur dëshmuan dhe thanë se shpresonin që prindërit e tyre të qëndrojnë në burg për 300 vite.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel