Zyrtare: UEFA vendos, ja ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Francë

11/11/2019 19:19

Ditën e djeshme është luajtur në “Arenën Kombëtare” ndeshja testuese midis Apolonisë dhe Vllaznisë ku të pranishëm ishin edhe inspektor të UEFA-s.

Stadiumi duket se e ka kaluar testin dhe në faqen zyrtare të UEFA-s është vendosur emri i stadiumit “Arena Kombëtare” si vendi ku do të luhet takimi kundër Francës më 17 nënor.

Kjo ndeshje do të jetë, e fundit sa u përket eliminatoreve për Euro 2020, ku në tashmë nuk kemi më shpresa për kualifikim.

Kjo do të jetë ndeshja e parë në ish stadiumin “Qemal Stafa” që prej rikonstruksionit.

/A.Pali/

FOTO GALERI
2/25

Top Channel