Njëmbëdhjetë xhihadistët francezë të arrestuar në Turqi, u njoftua se do të dëbohen nga Ankaraja, si pjesë e një sërë dëbimesh të luftëtarëve të huaj të grupit Shteti Islamik, janë kryesisht gra, deklaroi një burim.

“Disa prej këtyre personave ndodhen në burg prej shumë kohësh dhe disa të tjerë kanë ardhur pak më vonë. Të gjithë ata, pas mbërritjes në Francë, do të arrestohen dhe do të paraqiten para një gjykatësi, si pjesë e protokollit të Cazeneuve”, saktësoi po i njëjti burim.

E dyshuar prej kohësh se lejonte kalimin e xhihadistëve nëpër kufirin e saj për të kaluar në Siri, Turqia, e goditur nga sulme të shumta të ISIS-it, iu bashkua koalicionit antixhihadist në vitin 2015. Megjithatë, këto javët e fundit, Ankaraja është akuzuar se ka dobësuar luftën kundër elementëve të shpërndarë të ISIS, duke filluar më 9 tetor një ofensivë kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG), shtylla kryesore e luftës kundër organizatës xhihadiste.

Top Channel