Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash ku mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 20 ºC dhe në zonat bregdetare nga 10C në 20ºC.

Era do të fryej në drejtim Lindor-Juglindor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 12ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC.

Top Channel