Refuzoi të ishte pjesë e klipit të Ledri Vulës! Kiara Tito zbulon artistin e zemrës…

11/11/2019 19:31

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja simpatike Kiara Tito u bë pjesë e sfidës së përhershme, ku duhet t’u përgjigjej me sinqeritet 5 situatave të ndryshme që lidheshin me shijet dhe jetën e saj personale.

E pyetur nga Bieta nëse do të preferonte të ishte pjesë e videoklipit të Ledri Vulës apo Flor Mumajesit, Kiara zgjodhi këtë të fundit, duke zbuluar se e pëlqen  më tepër si artist.

“Florin e kam shumë përzemër si artist”, theksoi ajo.

Më tej Kiara shtoi se e ka menduar të bëhet pjesë e tregut muzikor me një këngë të vetën, megjithatë preferoi ta linte gjithçka surprizë duke mos zbuluar asnjë detaj konkret.

Top Channel