Mpiksje e çuditshme gjaku! Pas ndërhyrjes në mushkëri, mjekët zbulojnë të paimagjinueshmen

11/11/2019 19:02

Mpiksja e gjakut te një pacient 64-vjeçar ka befasuar mbarë stafin mjekësor. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët mbetën të surprizuar kur vunë re se mpiksja prej 20 centimetrash e mushkërive ishte në formën e rrugëve të frymëmarrjes.

Kështu, me të drejtë, masës në fjalë i janë referuar si mpiksja groteske, që si për ironi të fatit kish’ marrë të njëjtën formë me “tubat” në të cilat ishte krijuar.

Pacienti mbërriti në spital me dhimbje të forta shpine dhe ethe. Më pas mjekët panë se presioni i tij i gjakut u rrit ndjeshëm dhe pas skanimeve të shumta mësuan se burri kishte emboli pulmonare – një mpiksje gjaku në mushkëri.

Po kështu 64-vjeçari vuante nga kanceri i zorrëve dhe një infeksion në zemrën, ndaj ndërroi jetë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel