Parma mposhti Romën 2-0 në “Tardini” falë golave të Sprocatit deh Cornelius, por nota negative ishin koret ofenduese kundër mamasë së mesfushorit të verdhekuqve, Nicolo Zaniolo.

Ishin minutat e fundit të takimit, kur mesfushori i ri i talentuar u rrëzua në zonë dhe pretendoi për një 11-metërsh, ndërsa tifozët filluan të këndojnë në kor “Mamaja e Zaniolos është një k..vë”.

Kjo nuk është hera e parë që Francesca Zaniolo bie pre e koreve ofenduese të tifozërive kundërshtare të Romës, pasi më herët të njëjtën gjë patën bërë edhe fansat e Lazios para një derbi roman.

Vetë mamaja e mesfushorit ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka thënë se për koret kundër Balotellit, napolitanëve dhe katanzarezëve, janë mbyllur tribuna e gjobitur njerëz, ndërsa mamatë e futbollistëve duket se nuk vlejnë njësoj për organet disiplinore.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel