Dy partneret e ardhshëm të koalicionit për Qeverinë e re kanë qëndrime të ndryshme për iniciativën rajonale për krijimin e Shengenit Ballkanik.

Për kreun e LVV-së, Albin Kurti takimi i Ohrit do të duhej të shtyhej deri në krijimin e Qeverisë, ashtu siç është stopuar Samiti i Parisit.

Ndërsa për LDK-në, Kosova nuk do të jetë pjesë e këtyre takimeve të cilat kanë për qëllim krijimin e një strukture paralele karshi Bashkimit Evropian e që rrit ndikimin rus.

Sipas Kurtit vendet pjesëmarrëse do të duhet ta kenë parasysh në marrëveshje edhe parimin e reciprociteti politike e ekonomik.

E fokusimi tek nismat rajonale thotë se nuk i kontribuon bashkimit ekonomik mes kombit shqiptar.

Për LDK-në, ideja e një unioni doganor në thelb është ide e Serbisë që për qëllim ka mos njohjen e sovranitetit të Kosovës.

Qëllimi i Shengenit Ballkanik nuk dallon nga Marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, në të cilën Kosova u bë anëtare fuqiplotë në korrik të vitit 2007.

Por, që nga kjo marrëveshje më shumë ka pasur pengesa nga vendet e rajonit sesa që ka pasur përfitime.

Alberta Hashani

Top Channel