Libri “Dashuri, Shpresë, Dritë”, me autore modelen shqiptare, Angela Martini pritet që të shitet edhe online në “Amazon” shumë shpejt.

“Dashuri, shpresë, dritë”, quhet libri më i ri, i pari i këtij lloji që vije në Tiranë. Angela e ka paralajmëruar këtë libër edhe më parë, por tanimë ajo ka mbërritur në Shqipëri dhe është gati për ta botuar librin e saj.

“Kapitulli i parë i jetës sime ka filluar këtu në Shqipëri. Nuk ka asnjë vend më të mirë në botë se nga ku ta filloj turneun tim për librin se sa shtëpia e juaj. Do të jap nënshkrime për fansat në panairin e librit në Tiranë, në stendën e Botimeve Dudaj nga 13-15 nëntor”, ka shkruar modelja në Instagram.

Modelja shqiptare ka vendosur që të bëj promovimin e librit të saj më të ri edhe në gjuhën shqipe, duke shtuar se do ta prezantojë atë gjatë Panairit të Librit në Tiranë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel