Gruaja e El Çapos, Ema Koronel Aispuro, do t’i bashkohet shfaqjes “realiti” që jepet në VH1, “Anëtarët e Kartelit”. Paraqitja e saj e parë do të jetë më 18 nëntor.

Lajmi për pjesëmarrjen e saj kishte disa javë që qarkullonte, por sot VH1 e ka konfirmuar që gruaja e El Çapos do të marrë pjesë në sezonin e dytë.

“Anëtarët e Kartelit” është një shfaqje televizive që tregon nga afër jetën e përditshme të tetë personave që kanë lidhje familjare me botën e trafikut të drogës, ndërkohë që ata punojnë për të ndërtuar një emër jashtë asaj bote.

Aispuro është mëse e përshtatshme, pasi është martuar me bosin famëkeq të kartelit meksikan, Hoakin Guzman, që nga viti 2007.

FOTO GALERI
2/33
Kjo ndodh pak pasi djali i El Çapos u arrestua nga policia ushtarake në Meksikë, gjë që çoi në përplasje me karteline e madje me ekzekutimin e një polici që ishte pjesë e arrestimit.

Top Channel