Me 31 vota pro dhe 69 kundra, parlamenti rrëzoi amendamentin e deputetit Ilir Beqja për faljen e gjobave vendosur nga AKU të 75 bizneseve.

Këto gjoba ishin vendosur për shkelje të renda të sigurisë ushqimore gjatë sezonit veror. Projekti i socialistit Beqja u rrëzua edhe në komisionet kuvendore.

Arben Ahmetaj kryetar i komisionit parlamentar të ekonomisë solli argumentet kundërshtues për faljen e gjobave.

“Prandaj dhe gjobat janë 1 milion dhe 2 milionë; nuk janë si gjobat e taksave të tjera që kanë proporcionalitet, por kanë koncept parandalimi dhe siguria ushqimore është e panegociueshme në këtë aspekt. Nuk mund të justifikosh një sipërmarrje nuk e kemi justifikuar kurrë një sipërmarrje se nuk e njeh ligjin. Qeveria nëpërmjet zëvendësministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u pozicionua kundra amendamentit të kolegut tim Beqja.”

Top Channel