Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë votoi kandidaturat për anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. 

Por jo pa shkak deputetët kthehen në një pikë kyçe dhe një shënjestër e mirë për lajme “soft” në media në mënyrën se si ata paraqiten me veshje, por sigurisht edhe me gjestet që bëjnë në momentin që futen në seancë. Sigurisht dhe sot nuk mund të mungonin disa foto pikante të kapura nga fotoreporterët në terren.

Plotësimi i vendeve të Gjykatës Kushtetuese është një nga prioritetet e mazhorancës. Dy ditë më parë Taulant Balla, tha se të hënën gjykata Kushtetuese do të bëhet me 5 anëtarë dhe në pranverë do të jetë tërësisht funksionale.

Ndiqni fotogalerinë e mëposhtme:

FOTO GALERI
1/21

Top Channel