Afrim Berisha nuk tregon shumë nga operacioni, sepse ashtu është porositur nga autoritetet italiane, për shkak të kompleksitetit që ka pasur çështja.

Por, falenderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar. Duke filluar me të gjithë popullin shqiptar e deri tek Presidenti apo Kryeministri.

Por, Afrimi ka një peng. Ai thotë se do të bëjë të pamundurën për të sjellë në Shqipëri edhe dy fëmijë me mbiemrin Dumani që ndodhen në kampin e Al-Hol.

Ata janë Eva dhe Indrit Dumani, që ndodhen atje të marrë prej babait të tyre në Siri, që prej viti 2014.

“Do bëj të pamundurën për ta” – thotë Afrim Berisha, teksa shton se njëra prej vajzave e ka ndihmuar Alvinin. “Nuk ishin me një çadër, por ajo shkonte e shikonte Alvinin” – thotë Afrim Berisha..

Gjithsesi, Afrim Berisha tregon edhe për Alvinin dhe plagosjen e tij. “Të hënën do bëj letrat për një kontroll mjekësor”, sepse plagët janë mbyllur, por mund të kenë pasoja – dyshon babai i tij.

Top Channel