Në datat 16 dhe 17 nëntor ora 19:00 në skenë ngjitet drama ‘Zogu i Zi”.

15 vjet pas historisë së dashurisë tragjike në kohë të gabuar të 12 vjeçares Una me 41 vjeçarin Rei, histori e cila ka shkatërruar jetët, Una shfaqet përpara tij. Ajo ka ngrirë në kohë, pa shpresë.

Në pamje të parë, duket sikur Una vjen për hakmarrje, për larje hesapesh, por motivet e ardhjes janë më komplekse, sepse marrdhënia e tyre ka qënë më e komplikuar se marrëdhënia e abuzuesit me viktimën.

Ajo, e siguron se e do. Ai, i shtrënguar dhe në ankth, e siguron se nuk ka patur ndjenja për ndonjë vajzë tjetër aq të re, duke u përpjekur për t’i shpëtuar përmbytjes së një dashurie të çmendur, që te Una ka mbetur e njejtë.

Kujtimet erotike përzihen. Intesiteti arrin kulmin ndërkohë që personazhet zbulojnë ndjenjat dhe të vërtetat e fshehura mirë ndërvite, në lidhje më atë që realisht ka ndodhur para 15 vitesh.

Dy fantazma të së tashmes, të pafajshëm sa dhe fajtorë, dy njerëz që jetuan diçka të mrekullueshme dhe të frikshme njëherësh, që shoqëria dhe ligji i etiketoi abuzuesi dhe viktima.

Zogu i Zi është një pjesë e tmerrshme teatrore, thellësisht shqetësuese, emocionalisht e brishtë që të lë pa frymë dhe të prekur. Pjesa ka poezi të brendshme dhe shoqërohet me tërbim, frikë dhe të panjohura.

Në thelb Zogu i Zi, fton që shoqëria të dialogojë përsa i përket çështjeve të nxehta duke përfshirë kufijtë ligjor si dhe pozicionin human në botën moderne.

Autor: David Harrower

Regjisor ; Kiço Londo

Aktor: Laura Nezha , Alfred Trebicka dhe Rexhina Ibro

Top Channel