Dita e beqarëve e gjigantit kinez të tregtisë elektronike ka thyer rekordin në në vitin e 11 të saj. Eventi më i madh i blerjeve online në botë, ka mbledhur më shumë se 30.8 miliardë dollarë në shitje në vetëm 16 orë tregtim, duke kapërcyer rekordin e kohërave, të shënuar vitin e kaluar.

Një event gala në të cilin mori pjesë edhe Taylor Swift, lancoi frenezinë 24 orëshe të shopingut. Kjo shënon ditën e parë të beqarëve të “Ali Baba” që nga tërheqje e themeluesit të tij Jack Ma.

Ai u zëvendësua nga Daniel Zhang, më herët këtë vit, pasi dha dorëheqjen për tu fokusuar tek filantropia dhe edukimi. Kompania tha se shitjet arritën 1 miliardë dollarë në më pak se një minutë nga hapja e shitjeve online të ditës së beqarëve.

Bazuar në ecurinë e orës së parë, zyrtarët presin që shifra të kapërcejë 32 miliardë dollarët. Festivali i blerjeve nisi në 2009, me pjesëmarrjen e vetëm 27 shitësve si një event për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerën e blerjeve online. Më shumë se 200 mijë marka marrin pjesë ndërkohë në eventin e këtij viti.

“Alibaba” e shpiku ditën e beqarëve si një antitezë të ditës së Shën Valentinit. Ajo tani është eventi më i madh në botë i shitjeve online, me shifrat që vitin e shkuar lanë pas ato të të premtes së zezë dhe të hënës kibernetike të marra së bashku.

Top Channel