Kryeministri, Zoran Zaev, u përball sot në gjykatë me Ilia Petrushevskin, të akuzuar për dhunën në Kuvend para dy vitesh.

Petrushevski i kërkoi falje kryeministrit që në gjykatë u paraqit si palë e dëmtuar. U arsyetua se e kanë manipuluar megjithatë këmbëngul se nuk ka qenë pjesë e dhunës edhe pse ka qenë i pranishëm atje.

“Kërkim-falja do të thotë, fakti që klienti im ishte joshur nga struktura të caktuara në atë kohë dhe me të vërtetë është shfaqur në Parlament, por kërkim-falja është pse ishte prezent ose ka qenë bashkëpjesëmarrës, në një situatë të tillë, të cilën as që e kishte imagjinuar, e as që mund ta kishte imagjinuar”,- tha avokati i Ilija Petrushevskit, Ljupço Veselinovski.

Zaev tha se ka pasur frikë se do ta humb jetën. Pret që drejtësia të japë mesazhin se dhuna dhe vepra të tilla si ajo që ndodhi në kuvend, nuk guxojnë të përsëriten.

“Kam pritur në çdo sekondë se do ta humb jetën. Kam ndjerë frikë, jetën e kam pasur të rrezikuar. Kam pasur ndjenjë të cilën asnjëherë deri atëherë nuk e kam pasur, se do të për përfundojë jeta. Unë pres që të funksionojë vetëm një sistem i drejtësisë, ta dërgojë mesazhin, për të mos u përsëritur vepra, as për të motivuar ndonjë nga qytetarët, që të bëjnë një vepër të tillë, siç ndodhi në dhunën e 27 prillit”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Pas kërkim-faljes së Petrushevskit, Zaev tha se nuk do të kërkojë dëmshpërblim, ndërsa nga gjykata kërkoi ta ketë parasysh aspektin social dhe të gjitha rrethanat e tjera kur të vendosë për dënimin që do të japë.TVm2

Top Channel