Dardanët njoftojnë për përgatitjet që kanë bërë për dy ndeshjet e Kosovës

11/11/2019 22:00

Tifozët e Kombëtares së Kosovës në futboll, Dardanët nesër do të mbajnë një konferencë, ku do të njoftojnë për përgatitjet që kanë bërë për dy ndeshjet që Kosova zhvillon gjatë kësaj jave.

Njoftimi i plotë

Njoftohen të gjitha mediat në Kosovë që nesër në ora 12:00, në selinë e Dardaëve, përballë ish Fabrikës së Tjegullave (afër hekurudhës) udhëheqësia e Dardanëve do ta njoftojnë opinionin për të gjitha përgatitjet e bëra për dy ndeshjet e radhës, të enjten kundër Çekisë dhe të dielën kundër Anglisë.

Gjatë kësaj konference do të jepen shumë detaje.

Top Channel