12 persona janë arrestuar në Bosnje dhe Hercegovinë pasi dyshohen se janë përfshirë në trukim të ndeshjeve.

Zyra e Prokurorit të Bosnjës thuhet se arbitra dhe zyrtarë futbolli do të përballen me akuza për krim të organizuar, ryshfet dhe keqpërdorim të posteve drejtuese.

Sipas së njëjtës, ata janë të përfshirë në “kërkimin dhe marrjen e dhuratave dhe përfitimeve të tjera” për të fiksuar rezultatin e ndeshjeve gjatë sezonit 2018-19.

Policia tha se ka bastisur pesë lokacione në operacionin e së hënës duke konfiskuar telefona celularë dhe sende të tjera që mund të shërbejnë si prova në hetime.

Federata e Futbollit e Bosnjës tha se i mbështet plotësisht hetimet dhe se është gati të ndihmojë në çfarëdo mënyre që mundet.

Top Channel