A do të dënohet Ronaldo për reagimin pas zëvendësimit? Juventus merr vendimin

11/11/2019 20:50

Cristiano Ronaldo është zëvendësuar për të dytën herë radhazi nga trajneri Sarri dhe të dy lojtarët që e kanë zëvendësuar kanë shënuar golin e fitores.

në ndeshjen e parë ishte Dauglas Costa ai që do të shënonte në Rusi kundër Lokomotivës, ndërsa mbrëmë Dybala do të shënonte kundër Milanit.

Ronaldo nuk e priti mirë zëvendësimin dhe ashtu si në Rusi iki drejt e në dhomat e zhveshjes.

Juventus sipas Goal.com ka vendosur që të mos ketë asnjë masë disiplinore për Ronaldon në lidhje me reagimin e tij.

 

Top Channel