Policia e Kolonjës kishte njoftuar ditën e sotme se një 74-vjeçar kishte humbur kontaktet me familjarët prej tre ditësh pasi kishte dalë që të kërkonte bagëtitë e tij.

Ai është gjetur pak më parë siç njofton policia dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Njoftimet e policisë

Kolonjë/Informacion paraprak

Në Sallën Operative Kolonjë, jemi njoftuar nga një telefonatë, se shtetasi Dh.B, rreth 74 vjeç, banues në fshatin Postenan, ka humbur kontaktet me familjarët, pasi ka dalë për të kërkuar bagëtitë në pronësi të tij, të cilat nuk ishin kthyer në banesë.

Forcat e Policisë, në bashkëpunim me banorë të zonës dhe punonjës të Njësisë Administrative, që prej mëngjesit të djeshëm, po krehin zonën për të bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi në 15:30

Shtetasi Dh.B., që humbi kontaktin me familjen, u gjet. Është në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel