Ekspozita “ditët e Gjon Milit”/ Ekspozitë në Korçë nga 30 fotografë nga Ballkani

10/11/2019 17:00

Ditët e Gjon Milit, festivali që i kushtohet fotografit korçar me famë botërore erdhi në edicionin e dytë përmes aktivitetesh të njëpasnjëshme.

Festivali i cili u shtri përgjatë 3 ditëve u shoqërua me ekspozitën fotografike të titulluar Diversiteti Ballkanik me pjesëmmarjen e 30 autoreve nga vendet e Ballkanit. Fotografitë bardhë e zi janë prezantuar në Bibliotekën e re të Korçës duke përcjellë të veçantat por edhe të përbashkëtat mes autorëve.

Ne festivalin e Gjon Milit, fotografi Naim Shala nga Kosova solli fotografi të shkrepur për festat e nëntorit në vitin 2002.

Ndërsa Gent Shkullaku ka realizuar një fotografi në qytetin e Vlorës me fëmijë të cilët luajnë nën perëndimin e diellit një art optimist.

Ky festival mban emrin e fotografit legjendar të Life Magazine Gjon Mili, i cili ka lindur në qytetin e Korçës.

Top Channel