Rrëfehet transgjinorja 18-vjeçare, prostitucioni e vetmja mënyre për të nxjerrë jetesën!

09/11/2019 19:55

Këtë të shtunë në Pop Culture ka qenë e ftuar Amelia një transgjinore 18 vjeçare që ka vendosur të rrëfejë për herë të parë historinë e saj.

Amelia ka treguar se ka shumë paragjykime dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e largimit nga vendlindja e tij Pogradeci.

Moderatorja Dojna Mema e ka pyetur Amelian për faktin që shumica e vajzave transgjinore janë punonjëse seksi.

“Po është e vërtetë sepse është mënyra e tyre e vetme që mund të nxjerrin jetesën, të nxjerrin të ardhurat sepse nuk kanë mundësi që të bëjnë punë tjetër për shkak të paragjykimit dhe gjesteve të tyre që i kanë shumë femërore dhe detyrohen që të bëjnë prostitucion”.

Më tek ajo që tërhoqi vëmendjen është pikërisht pyeta se sa kërkesa të çuditshme i kanë ardhur asaj.
“Pafund dhe normalisht ka shumë burra me kollare”- ka rrëfyer 18 vjeçarja transgjinore në Pop Culture.

Top Channel