Prishtinë, katër të plagosur nga përleshja me armë në hyrje të “Duplex”

09/11/2019 19:22

Policia e Kosovës ka dhënë detaje se në orën 02 të mëngjesit të kësaj të shtune ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në kryeqytet. Për pasojë katër persona janë plagosur.

Ngjarja ndodhur në hyrje të klubit të natës “Duplex”, ku dt grupe nxorën pistoletat dhe qëlluan mbi njëri tjetrin.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tri armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast”, thuhet në komunikatën e policisë.

Top Channel