Modeles së “Playboy” i hynë në shtëpi, e lidhën me litarin e qenit

09/11/2019 22:10

Një modele e Playboy, Lauryn Elaine, ka përjetuar çaste tmerri teksa ka qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpi.

Sipas raportit të policisë, ajo kishte hyrë te shtëpia e saj në veri të Hollivudit, në orën 23:45, dhe kishte gjetur derën të shqyer.

Brenda e prisnin brura me maska, të cilët i kishin drejtuar një armë në kokë dhe e kishin detyruar të hapte kasafortën që mbante në shtëpi.

Ata kishin përdorur litarin e qenit për ta lidhur të shtrirë në tokë, pas disa orendish, dhe kishin ikur me mallra të një vlere prej rreth 30 mijë dollarë.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel