Një 35-vjeçar është arrestuar në Mallakastër pasi kundërshtoi një punonjës policie.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë së rendit publik.

Njoftimi/Mallakastër

Kanos dhe kundërshton punonjësin e policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•M.S., 35 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë së rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Top Channel