Humoristët, të gjithë në Shkodër/ Bashkohen pas 30 vitesh në skenën e teatrit “Migjeni”

09/11/2019 15:37

Pas 30 vitesh, në Shkodër, u bashkuan serish të gjithë humoristët shqiptar.

Festa mbarëkombëtare e Humorit, ngjiti në skenën e teatrit “Migjeni” estradën e Shkodrës, “Artistin e Popullit”, Luftar Paja, Parodistet e Vlorës, trupat e humorit nga Peshkopia, Durrësi, Korça dhe nga Gjakova. Në një variete për rreth 3 orë, ata dhuruan të qeshura pafund.

Në këtë mbrëmje të veçantë, miqtë e ardhur nga Vlora përkujtuan edhe një nga ikonat e humorit shkodran e shqiptar, regjisorin dhe “Mjeshtrin e Madh” Gjosho
Rikthimi i të gjithë aktorëve sëbashku në skenë pas 30 vitesh është një moment i rëndësishëm për skenat shqiptare.

Festa mbarëkombëtare e Humorit do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni” për 3 netë me radhë.

Top Channel