Kjo është peshkarexha ”Prima” që gjeti kufomën në det teksa kthehej nga gjuetia.

Një kufomë e dekompozuar është gjetur në det nga peshkatarët në Durrës. Trupi i pajetë u konstatua në ujërat e Adriatikut, paralel me Porto Romanon në një thellësi 80 metra, nga anija e peshkimit ”Prima”.

Sipas peshkatarëve, konstatimi i seksit të kufomës ka qenë i vështirë për shkak se ishte në proces dekompozimi.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel