Një studim i realizuar kohët e fundit ka zbuluar se romakët ishin një popullsi shumë e larmishme për sa i përket gjenetikës, dhe kishin më shumë tipare të përbashkëta me banorët e atëhershëm në tokat ku sot është Greqia, Siria dhe Libani, sesa me europiano-perëndimorët.

Për të kryer këtë analizë janë marrë mbetjet trupore të më shumë se 127 individëve nga lashtësia, të gjetur në rrënoja të ndryshme nëpër Romë.

Analizat u bënë duke rindërtuar ADN-në e kockave të secilit trup. Trupat janë marrë nga vitet 900 deri 200 para erës sonë. ADN-ja e trupave më të hershëm, të viteve 900 p.e.s, ngjan më shumë me të banorëve të hershëm vendas (gjahtarë e mbledhës), shumë kohë para se të themelohej Roma. Ndërsa ato afër viteve 200 p.e.s tregojnë se në atë epokë ka nisur një përzierje e gjenetikës së popullsisë së Romës së Lashtë, dhe është shtuar me të ardhur nga toka ku sot është Turqia, Greqia, Libani e Siria.

Kulmi i kësaj larmie gjenetike ka qenë në vitet 27 para erës sonë dhe 300 të erës sonë, kur perandoria romake përfshinte 70 milionë banorë deri në Britani, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

“Roma ishte si Nju Jorku sot, një përqendrim njerëzish me origjina të ndryshme që jetonin bashkë”, thotë shkencëtari Guido Barnujani për “Science”.

Shenjat e kësaj larmie ADN-je nisën të zbehen pasi Perandoria Romake shpalli kryeqytetin e dytë, në Kostandinopojë.

Aj.P

FOTO GALERI
1/3
Një studim i realizuar kohët e fundit në lidhje me ADN-në, ka zbuluar se romakët ishin një popullsi shumë e larmishme për sa i përket gjenetikës, dhe kishin më shumë tipare të përbashkëta me banorët e Greqisë, Sirisë e Libanit se me europianë-perëndimorët. Për të kryer këtë analizë janë marrë mbetjet e më shumë se 127 individëve nga lashtësia, të gjetur në rrënojat e ndryshmenëpër Romë.

Top Channel