Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Maqellar mëngjesin e sotëm, në familjen e Gaz Kosiqit ku për pasojë ka mbetur i plagosur djali i familjes Kosiqi, Ismaili.

Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Peshkopisë dhe jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e shpërthimit Ismaili ka qenë duke ushqyer kafshët.

Para disa kohësh djali i kësaj familje është vrarë para derës së shtëpisë.

Top Channel