Shef Renato po thur një tjetër intrigë për konkurrentët. A do të jetë më fatale se qimja në pjatë?!

08/11/2019 18:20

Nëse shef Renato ulet në tryezë me shefin e restorantit, Julin, diçka e tmerrshme do të ndodhë patjetër në Hell’s Kitchen Albania 2.

Kur u mblodhën katër javë më parë, në zyrën e shef Renatos, rezultati qe fatal për djemtë. Shefat kurdisën hedhjen e një qimeje në pjatë dhe si ndëshkim për ketë, dy djem u qethën zero.

Rezarti dhe Arditi dolën vullnetarë për të shpëtuar gjithë skuadrën nga nominimi i tre javëve me radhë.  Siç duket edhe në këtë foto, djalli është ulur përsëri në tryezë me shefin e restorantit. Diçka kanë planifikuar edhe për sonte. Ta kenë prapë me djemtë? Apo këtë herë “viktimat” e tyre do të jenë vajzat? Një djall e di. Do ta zbulojmë sonte, në natën e pestë të Hell’s Kitchen Albania 2, ku gjithçka mund të ndodhë për aq kohë sa konkurrentët duhet t’i rezistojnë sfidave me djallin.

Të mbijetosh në Hell’s Kitchen duhet të kalosh sprova të mëdha, e jo vetëm me aftësitë në gatim por dhe me intuitën për t’i shpëtuar dredhive e lojërave të shefit djall.

Top Channel