Ngjalli reagime të forta/ 7 vite pas vdekjes, mikja e Whitney Hoouston publikon autobiografinë me shumë sekrete

08/11/2019 06:24

7 vjet nga vdekja tragjike e Whitney Hoouston, mikja më e ngushtë e saj Robyn Crawford ka publikuar një autobiografi që shkaktoi jo pak reagime.

Robyn rrëfen aty marrëdhënien e vet të të fshehtë me këngëtaren e famshme duke treguar kështu se mes tyre, kishte pasur diçka më shumë nga sa dukej.

Libri mban titullin “A song for you: my life with Whitney Houston” (Një këngë për ty: jeta ime me Whitney Houston), dhe është prova, siç thotë autorja, e një dashurie të madhe të shkatërruar nga paragjykimet.

Për herë të parë ishin takuar në vitin 1980 në një kamp veror në New Jersey, kur Robyn ishte ishte 19 vjeç, dhe Whitney dy vjet më e vogël. “Kishte shumë paragjykime në ato vite“, kujton Robyn.

“Ne donim të ishim bashkë përgjithmonë, por pasi Whitney firmosi një kontratë të rëndësishmë diskografike, vendosi t`i jepte fund lidhjes. Diva, që atëherë nuk ishte bërë ende e tillë, i dhuroi mikes së saj një bibël, e i tha se nuk mund të kishin më raporte intime.

“Nëse njerëzit do ta zbulonin historinë tonë, do ta përdornin kundër nesh. Kështu ishin gjërat atëherë, “ thotë Robyn, që pavarësisht të gjithave, vendosi t`i qëndronte në krah si shoqe, dhe ta gjente qetësinë e saj tek heshtja

Top Channel