Gjatë fjalës së tij në forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, kryeministri Rama ceku çështjen e mosçeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë cfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes”, u shpreh Rama.

Më tej shtoi:

“Ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Është e qartë që nëse procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, ajo që ndodhi në tetor e bëri të paparashikueshme. Nuk kemi më mundësi të dimë se cfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE. Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, nëse loja e meritokracisë shndërrohet në lojën e fajësimit. Ne e nisëm këtë proces, jo se na detyruan vendet e BE, por sepse ishte ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë.”

Top Channel