Maurizio Sarri humbet dy futbollistë në prag të sfidës ndaj Milanit

08/11/2019 21:43

Ndeshja midis Milan dhe Juventus shikohet si sfida më e rëndësishme e javës së 12-të të Seria A. Edhe pse të dyja skuadrat, janë të ndryshme nga ana kualitative, ka dhuruar gjithmonë emocion dhe gola.

Trajneri i Juventusit Mauriozio Sarri, i duhet të bëjë llogaritë pa dy nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Cristiano Ronaldon dhe Mathijas de Ligt. Në seancën e sotme stërvitore ka rënë në sy mungesa e dy futbollistëve. Lidhur me këtë fakt kanë reaguar mediat të cilat ndodhen shumë  pranë klubit duke konfirmuar se të dy sportistët po kalojnë probleme muskulore.

Mbrojtësi Holandez nuk mori pjesë as në transfertën ruse ndaj Lokomotivës së Moskës për shkak të dëmtimit, ndërsa Ronaldo luajti deri në minutat e fundit në kryeqytetin rus, për tu zëvendësuar më pas.

Top Channel