“Let it go….” Frozen II, premierë në Los Angeles

08/11/2019 14:51

Gjashtë vite më parë, “Frozen” theu rekordet për sa i takon arkëtimeve, shkriu zemrat e të miturve dhe e bëri historinë aq popullore sa që Disney nuk do ta linte kurrë me aq.

Dhe kështu, mbretëreshë Elsa dhe Princeshë Ana, rikthehen sërish me Frozen II, një vijim i asaj që krijuesit premtojnë se do të jetë akoma më e madhe dhe më epike, me premierën botërore që u mbajt në Los Angeles.

Frymëzuar nga “Mbretëresha e Borës” e Hans Christian Andersen, origjinali ndjek Anën në udhëtimin e saj për të gjetur motrën, Elsa, fuqitë e të cilës për të kthyer gjithçka që prek në akull, janë vështirësisht të kontrollueshme dhe e kanë mbërthyer mbretërinë e tyre në një dimër të përjetshëm.

Frozen II do të dalë nëpër kinema më 22 nëntor dhe eksploron  historinë e familjes mbretërore dhe premton i përgjigjet edhe pyetjeve të fansave, mes të cilave, edhe burimi i magjisë së Elsës.

Pas një prologu të vendosur në të shkuarën, Frozen II, sheh një zë misterioz që kthehet për të ndjekur Elsën e rritur. Zëri i kërkon asaj të largohet nga kështjella e lumtur dhe të nisë një udhëtim të rrezikshëm drejt një pylli të magjepsur. Frozeni i parë mbretërori përsa i takon fitimeve duke arkëtuar më shumë se 1.3 miliardë dollarë në të gjithë botën, deri sa Mbreti Luan, këtë vit, ia rrëmbeu kurorën.

Top Channel