Kombëtarja turpërohet nga Skocia, “shuplakë” në Elbasan Arena

08/11/2019 20:24

As rikthimi në stol i trajnerit Armir Grima nuk ndikoi pozitivisht te kombëtarja shqiptare e femrave. Vajzat kuqezi pësuan një humbje të thellë me rezultatin 0-5 ndaj Skocisë në Elbasan Arena, e 4-ta në po kaq takime në grupin F kualifikues për Euro 2021.

Në këto 4 sfida Shqipëria e femrave ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka pësuar plot 17 edhe pse kundërshtarët me të cilët ka luajtur kanë qenë të një niveli shumë më të lartë.

Nuk pati histori sfida ndaj Skocisë pasi Emslie në minutën e 15-të dhe Ross në të 24-ën i dhanë avantazhin e dyfishtë vajzave skoceze.

Në pjesën e dytë skuadra mike shënoi dhe 3 herë të tjera me Cuthbert, Godfrey dhe Murray për rezultatin final 0-5.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel