Veseli: Jam ftuar nga Gjykata Speciale, epoka e UÇK-së është pjesa më krenare e jetës sime

07/11/2019 15:30

Pas ftesës së bujshme qe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori për te treten here nga Haga, e cila beri që ai të jepte dorëheqjen e Kosova të shkonte në zgjedhje te parakohshme, ka qenë radha e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, të ftohej për tu intervistuar nga Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në qytetin holandez.

Vetë Veseli e bëri njoftimin në një Konferencë për shtyp, ku sqaroi se ka pranuar të intervistohet në 4 dhjetor.

“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftesë më 4 dhjetor…” shprehet Veseli.

Prokuroria Speciale, deri më tani i ka dërguat ftesa të tilla rreth 100 personave, mes të cilëve ka edhe ish-figura te larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pas luftës janë bërë edhe pjesë e skenës politike të vendit si Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja dhe vete Haradinaj. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, në 2011.

Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën e viteve 1998 – 2000.

Top Channel