“Shqipëria mbahet peng”/ Basha: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje

07/11/2019 00:25

Kryetari demokrat Lulzim Basha tha nga Shkodra se vendi shumë shpejt do të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe lokale.

Në përfundim të takimit të radhës rrugëtimi për Shqipërinë, zhvilluar më me të rinjtë shkodranë, Basha tha se është në dorën tonë të ndryshojmë fatin e vendit dhe t’i japim fund kësaj qeverisjeje.

Sipas Lulzim Bashës vendi nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga një bandë që po mban peng gjithë shqiptarët dhe këtë sipas tij e dinë edhe vetë socialistët.

Gjatë takimit me të rinjtë në Shkodër, Basha u ndal tek një sërë problematikash që lidhen me tarifat e shkollimit të tyre, apo edhe vështirësitë që hasin pas përfundimit të universiteteve.

Top Channel