Në takimin që po zhvillon me qytetarë të Vlorës, kryeopozitari Lulzim Basha ka shpalosur planin e tij qeverisës që synon edhe nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Si do të nxisim biznesin dhe investimet në vendin që njihet si vendi më i keq për biznes? Duke investuar për arsimin e lartë dhe teknologjinë e informacionit. Ne do ta nisim me dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Duke kualifikuar krahun e punës, sjellin dhe investitorët e huaj Duke fuqizuar universitetin dhe duke ofruar mundësi për investimet e huaja, të rinjtë që mbarojnë universitetin të mos hidhen në rrugë por në një treg pune me rroga dinjitoze”, u shpreh kreu i PD-së.

Basha theksoi se “prioriteti im është rinia dhe në qeverisjen time prioritet absolut do të jetë arsimi”.

Ai përsëriti premtimin për rritjen e pagës minimale në 300 euro kur Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Top Channel