Shpëtimi vjen nga qielli për OSHEE, e cila është në vështirës financiare si pasojë e importeve të larta të energjisë këtë vit. Kompania ka ndërprerë marrjen e energjisë nga jashtë për shkak të rritjes së prurjeve në hidrocentralet e Kaskadës së Drinit nga reshjet e dendura të shiut dhe rinisjes së prodhimit vendas.

Kontratat e lidhura të importeve për këtë muaj janë anuluar deri më 15 nëntor, ndërkohë që korporata energjitike shqiptare konfirmoi për Top Channel se janë vënë në turbinat e hidrocentralin e Komanit dhe Vaut. Së bashku me prodhimin e

  • HEC-eve private, që përbën rreth 30% të totalit, po plotësohet e kërkesa për konsumatorët.

    Gjithashtu KESH është duke administruar me kujdes prurjet në Kaskadë, me një vëmendje të shtuar veçanërisht në liqenin e Komanit, për shkak të intesitetit tepër të lartë të reshjeve në këtë basen me rreth 250 mm reshje shiu. Kurse hidrocentrali më i madh, Fierza, nuk po punon me qëllim rritjen e nivelit të ujit në liqen.

    Gjithsesi ende nuk mund të flitet për dalje nga situate e krizës së prodhimit. Të dhënat zyrtare tregojnë se niveli I ujit në Fierze është në rritje të lehtë por poshtë kuotës 270 metra. Pa llogaritur kontratat e anuluara tashmë të importit, OSHEE ka shpenzuar mbi 142 milionë euro gjatë 2019 për blerjen e energjisë nga jashtë.

    Humbjet financiare të OSHEE llogaritën në rreth 30 milionë euro deri në tetor, ndërkohë që kompania shpreson që reshjet e shiut të vazhdojnë edhe dy javë të tjera që vendi të dalë nga kriza e prodhimit.

    Top Channel