Maurizio Sarri e aktivizon shumë pak, mesfushori pranë largimit në merkaton e janarit

07/11/2019 19:31

Frederico Bernardeschi ishte një element kyç në skemat e Maksimiliano Alegrit sezonin që lamë pas, ndërsa këtë vit nuk shikohet si i tillë nga trajneri Maurizio Sarri, i cili shikon si zëvendësues të dyshes Higuain-Ronaldo,brazilianin Daglas Costa dhe argjentinasin Paul Dybala.

25-vjeçari është aktivizuar shumë pak këtë sezon dhe shpesh është parë dhe në tribunë. kjo zgjedhje e trajnerit toskan ka vendosur në dyshim të ardhmen e futbollistit tek “Zonja e Vjetër”.

Largimi në merkaton e janarit mund të shihet si një opsion për t’u aktivizuar më shumë diku tjetër, pasi dhe ofertat në drejtim të italianit nuk mungojnë. Gjithsesi çdo gjë do të varet nga Bernardeschi, i cili nëse përmirësohet, mund të luajë të gjitha shanset për të qëndruar në Torino.

Top Channel