Këto janë votat e kandidatëve për kryeministër në Kosovë

07/11/2019 12:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave kandidati më i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit është Albin Kurti me 183 868 vota.

Pas Kurti më shumë vota ka marrë Vjosa Osmani. Ajo ka vota 176 188.

Derisa, Kadri Veseli ka marrë 146 763 vota, Ramush Haradinaj ka marrë 75 917 vota. E Fatmir Limaj ka marrë 26. 014 vota. /KosovaPress/

Top Channel