Inter/ Dy objektiva në janar për të plotësuar dëshirat e Antonio Conte-s

07/11/2019 21:03

Antonio Conte nuk është aspak i kënaqur me kontingjentin e lojtarëve që ka në dispozicion. Këtë gjë tekniku e ka shprehur edhe në deklaratat për shtyp në ndeshjet e fundit. Drejtuesit e ekipit zikaltër i kanë dëgjuar kërkesat e teknikut dhe priten që të hidhen në kërkim të lojtarëve për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit.

Reparti ku do të ndërhyhet është mesfusha dhe emrat me të përfolur janë ato të Nemaja Matiç nga Manchester United dhe Dejan Kulusevski nga Parma. Ndërsa në verë do të tentohet Gaetano Castrovilli i Fiorentinës. Mesfushori italian shikohet si një lojtarë me shumë perspektivë dhe profili i duhuri për skemat e teknikut Conte.

Top Channel