Muaj më parë, reperi nga Gjilani, Fero dhe partnerja e tij, modelja Arbenita Ismajli bënë bujë në mediat rozë me lidhjen e tyre e cila vazhdon të komentohet ende edhe sot.

Por prej disa kohësh nuk janë parë së bashku. Dyshja simpatike kuptohet se janë ndarë, duke marrë parasysh që kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta, madje nuk ndjekin as njëri-tjetrin në Instagram.

Këto dhe shumë gjëra të tjera ngjallin dyshime se ata nuk janë bashkë dhe se postimet e tyre janë tepër thumbuese.

Edhe pse nuk e kanë konfirmuar akoma ndarjen e tyre, një postim i fundit i Arbenitës lë të kuptohet shumë.

Modelja, ka publikuar në rrjetin social instagram dy fotografi teksa mbishkrimi ishte ai që tërhoqi më shumë vëmendjen e të gjithëve.

“Ajo është mbretëreshë me ose pa ty”, ka shkruar, teksa duket në top formë me një fustan të bardhë.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel