Sipas prestigjiozes  gjermane “Blind” Arsene Wenger do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich. 70-vjeçari francez aktualisht është duke punuar në Katar, në kanalin TV beIN Sports, si ekspert i kompeticionit  “Uefa Champions League”. Blind shkruan se Wenger është emri i preferuar nga drejtuesit e klubit gjerman për të marrë drejtimin e ekipit.

Pas takimit shumë të rëndësishëm të kësaj fundjave mes Bayern dhe Borussias së Dortmundit, Wnger do të takohet me drejtuesit bavarezë për të ndarë pikëpamjet në mënyrën sesi duhet të funksionojë skuadra. Sipas të gjithave gjasave, trajneri me shumë eksperiencë do të firmosë me kampionët në fuqi të Bundesligës.

Top Channel