Sot është zhvilluar ndeshja derbi mes Ballkanit dhe Llapit.

Ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Mirëpo, gjatë pjesës së dytë të kësaj ndeshje, Llapi arriti të realizoj edhe golin e dytë, gol i cili u cilësua si i parregullt nga gjyqtari anësor, Gzim Mehmet.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebok, klubi llapjan ka akuzuar ashpër gjyqtarin në fjalë, ku ndër tjerash kanë shkruar se i lartë cekuri pasi sheh që topi hyn në rrjetë, futbollistët dhe stafi në bankinë gëzohet, e anulon golin e pastërt, gol që nuk kishte lidhje me pozitë jashtë loje.

Ne jemi të shqetësuar se si po humbet mundi i donatorëve dhe i futbollistëve në fushë, kur gjyqtarët e këtij si Gzim Mehmeti me këso tendenca të qarta po na pengojnë në rrugën tonë drejt kreut të tabelës.Kosovapress

Top Channel